Në rend dite të seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese janë dy iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave.
Gjykatësit do të debatojnë rreth iniciativës të parashtruar të nenit 132 të Ligjit për Siguri të Ushqimit. Dispozita e kontestuar parashikon gjobë në vlerë prej 3.000 euro në kundërvlerë të denarit, e cila do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit juridik nëse nuk i largon parregullsitë e konstatuara të përcaktuara me vendim, thekson parashtruesi. Në iniciativën, e parashtruar nga Igorço Toçev, theksohet se nuk është përshkruar gjendja e parregullsive të konstatuara dhe prandaj kjo dispozitë mund të çojë në interpretim jo konsistent gjatë zbatimit të saj.
Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe iniciativa e parashtruar e nenit 12 paragrafi 6 të Rregullores për vendosjen, klasifikimin dhe vendosjen e personave të dënuar në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, të parashtruar nga Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë Shkup përmes avokates Pavlina Zefiq.
Në rend dite të seancës është edhe kërkesa e Antonio Milloshoski nga Kërçova, të cilin e përfaqëson avokati Petro Janura. Në kërkesë konstestohet Aktakuza nr. 3998/19 nga 24 gushti i vitit 2020 të Prokurorisë Themelore Publike Shkup të parashtruar në Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe Vendimi nr.96/2020 i datës 7 tetor të vitit 2020 të gjykatësit për vlerësimin e aktakuzës së Gjykatës Penale. Shkup – Departamenti Penal.