Fenomeni unik i rënies së një meteori është “kapur” nga kamerat e sigurisë në qytetin e Krasnoyarsk në jug të Rusisë. Kanë qenë dhe banorët e qytetit të cilët kanë filmuar me telefonët e tyre momentin mbresëlënës.
Videot e publikuara në internet tregojnë momentin kur meteori hyn në atmosferë, duke e kthyer natën në ditë, më pas digjet dhe shpërbëhet. Mbetjet e meteorit me sa duket nuk arritën në tokë, pasi autoritetet lokale të emergjencës raportuan se nuk kishte probleme.
Sipas mediave ruse, meteori dyshohet se ishte i përmasave nga një deri në pesë metra. Shefi i Observatorit të Universitetit Reshetnev e përshkroi meteorin si një top zjarri shkëlqimi i të cilit ja kalonte dhe hënës. “E ktheu natën në ditë, nuk dihet ende sa metra ishte“-tha ai.
Një ekspert tjetër nga Instituti Kirensky i Fizikës tha se fenomene të tilla janë të rralla dhe se trupa të tillë qiellorë më së shumti vihen re nga satelitët mbi oqean./tvklan.al