Seferi: Zyrtarët serbë kanë heshtur rreth diskutimeve të sotme në Kosovë për Asociacionin (VIDEO)

Gazetari Idro Seferi ka bërë të ditur se mediat serbe gjatë gjithë ditës kanë raportuar për diskutimet e sotme që u bënë në Kosovë për Asociacionin.

Seferi, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se për dallim nga mediat, zyrtarët serbë nuk kanë komentuar fare duke zgjedhur të heshtin rreth të gjitha diskutimeve të bëra sot.

“Gjatë gjithë ditës shumica e mediave kanë përcjellë ngjarjet që kanë ndodhur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe deklarimet për Asociacionin, por çuditërisht as shefi i zyrës për Kosovë në Serbi, Peter Petkoviq e as kryeministrja, Ana Bërnabiq e presidenti, Aleksandar Vuçiq, të cilët janë personat kryesor që flasin në varësi prej mesazhit që duan ta përçojnë nuk kanë folur as për publikimin e FES-it për Asociacionin dhe deklarimet e sotme kanë zgjedhur të heshtin rreth gjitha këtyre”.

“Në Serbi nuk është diskutuar Asociacioni fare nga zyrtarët serbë, por mediat në vazhdimësi kanë raportuar e shkruar për këtë temë” tha Seferi.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë të Seferit: