Vazhdon debati për propozimin që Joveski të emërohet gjykatës kushtetues

Në Komisionin e Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot duhet të vazhdojë debati rreth propozimit që prokurori publik, Ljubomir Joveski të jetë gjykatës kushtetues. Sipas informatave nga Kuvendi, kanë mbetur për fjalë edhe rreth njëzet deputetë, kryesisht nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.