Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet nesër me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Siç shkruan Anadolu, njoftimi është bërë nga drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, ku bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.
Takimi do të mbahet në Stamboll, ndërsa do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës e Turqisë, por edhe hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshme të bashkëpunimit, thuhet në njoftim, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë takim, gjithashtu do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.