Në parlamentin serb të enjten pati tensione të mëdha.
Opozitarët iu sulën për ta sulmuar fizikisht presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kjo situatë qe pasojë që e fjalimit që Vuçiq e mbajti në sencën që u thirr të diskutohen temat e nxehta mes Kosovës e Serbisë.
E bisedimet që ky po i bën për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, opozita po i cilëson kapitullim për Serbinë.
Kjo qe e papranueshme për presidentin serb që tha se humbjen nuk e ka opsion.
“Nëse vjen deri te ajo Kosova në Kombet e Bashkuara po apo jo dhe të përfundojë me këtë, ndryshe nga ju, për mua si president i Serbisë, kushtetuta është libër i shenjtë. Kapitullimi dhe dorëzimi nuk janë opsion”, tha Vuçiq.
Ky më pas edhe u mundua t’i bindë parlamentarët, se nuk e tradhtoi shtetin.
Vuçiq një herë akuzoi Prishtinën se synoi ta fusë Serbinë në konflikt më NATO-n e gjithë botën, e konkurrentët e tij politikë i la fajtorë për ngritje të barrikadave në veri të vendit.
Çka do që tha presidenti serb u duartrokit fort nga udhëheqësit e Listës Serbë që shkuan në kuvend për ta ndjekur nga afër fjalimin e tij.
Krah tyre u shfaq edhe Milan Radojiçiq, i kërkar nga policia e Kosovës si i akuzuari kryesor për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.