Përfaqësuesit e opozitës i sulen Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Deputetët e opozitës i janë sulur presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kuvendin e Serbisë.

Siç raporton “Danas” kjo ka ndodhur pas një debati të tensionuar, transmeton Klan Kosova.

Bëhet fjalë se deputetët e të djathtës opozitare janë nisur në drejtim të Vuçiqit dhe ngjarja gati se ka përfunduar në përleshje.

Kujtojmë se Vuçiq sot ka raportuar në Kuvendin e Serbisë në lidhje me propozimin Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

klankosova.tv