
Juventus u bë skuadra e fundit që siguroi një bilete për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Bardhezinjtë mundën Lacion 1 me 0 në Torino dhe tanimë do të kenë përballë Interin në sfidat që do përcaktojnë njërën prej skuadrave finalist.
Ndeshja u vendos në fund të pjesës së parë nga një gol i Bremer, mbrojtësit të rilindur në momentin më delikat të skuadrës së Alegrit. Pjesë e parë në fakt tërësisht taktike pa shumë hapësira dhe raste për shënim. Juventus kompakt që i la vetëm një mundësi goditje miqve përmes Xakanjit.
Ndërsa zonja e vjetër ishte më e rrezikshme sidomos në kundërzbritje. Kostic pati rastin më të mirë e kërcënues ishin gjithashtu edhe Vlahovic dhe Kieza. Megjithatë goli do të shënohej vetëm në minutën e 44 nga një mbrojtësi, si braziliani Bremer, falë edhe gabimit të portierit Maksimiano.
Në pjesën e dytë asgjë për t’u shënuar. Lacio nuk mundi të çajë dot bllokadën Juventus, skuadër që për më tepër i shkoi afër dyfishimit me anë të Moise Ken.
Skuadra e Alegrit qëndroj në lojë për fitimin e një trofeu që në këto kushte është rruga e vetme për të kapur Europën.