Sfida me dorezat e boksit dhuron skena qesharake me protagonistë ‘nysat’ e BBVK-së (VIDEO)

“Sfida e Kapitenit” e kësaj jave, veç se ka nisur të prodhojë skenat interesante dhe qesharake me protagonistë – konkurrentët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova.

Kur gongu ra për herë të parë pas kumtimit të sfidës, banorët kanë nxituar t’i vendosin dorezat e boksit në përputhje me minutazhën e caktuar nga “Vëllai i Madh”.

Në një prej momenteve shihet Vedati me dorezat e vendosura në duar, teksa tenton të përgatisë kafe, dhe jo vetëm.

Vedati po ashtu është “ndeshur” me Mbresën, pasi dyshja kishin të vendosura dorezat e boksit, teksa kjo e fundit i ka thënë aktorit “si i gjuan ti një gruaje”, e që ishte goxha skenë qesharake.

Skenë për tu mos u humbur ishte edhe pjesa kur Mbresa po hedhte përbërësit me lugë në gojë, ndërsa ishte duke përgatitur ushqim në kuzhinën e shtëpisë.

Për më shumë detaje dhe për t’i parë këto skena interesante e shumë qesharake, ndiqini videot në linqet e mëposhtme.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.