Disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës kanë parakaluar në tepihun e kuq në ceremoninë e 65-të Vjetore të Çmimeve Grammy.
Artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ishte një nga të parët që doli në tapetin e kuq, duke dalë me një pamje “barbie”. E kompletuar me doreza të gjata rozë, me fustan sa të ëmbël aq edhe pikant.
Pamja ‘barbie’ u shtri edhe në flokët e Rexhës me një stil të fryrë të frymëzuar nga Farrah Fawcett.
Bebe Rexha sonte ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, por që këtë çmim e rrëmbeu Beyonce me hitin e saj “Break my soul”.