Tërmeti në Turqi dhe Siri, Begaj: Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Begaj tha se qëndrojnë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi, përcjell Klankosova.tv.

“I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta për ta”, ka shkruar Begaj në Twitter.