Kurti dhe Rashiq vizitojnë familjet Miletiq dhe Komatoviq në Istog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq u mirëpritën sot nga familjet Miletiq dhe Komatoviq, nga fshati Drejë dhe Zhaç të komunës së Istogut.

Miqësisht e në ambientet e shtëpive të tyre, kryeministri Kurti dhe anëtarët e familjes Miletiq dhe asaj Komatoviq biseduan për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit.

Petko Miletiq bashkë me fëmijët e tij merren me bujqësi. Kryeministri dhe ministri Rashiq u njoftuan për punën që e bën kjo familje kryesisht në mbledhjen e kumbullave dhe përpunimin e tyre.

Slavisha Komatoviq, përfitues i subvencioneve në Bujqësi, u shpreh falënderues për mbështetjen e shtuar të qeverisë ndaj kulturave bujqësore.

Duke i falënderuar për bisedën dhe mirëpritjen, kryeministri Kurti i njoftoi për politikat sociale që po zbaton Qeveria dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit që mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë.

klankosova.tv