Ten Hag me fshesë te “Djajtë e Kuq”, 6 lojtarë do të largohen

Mançester Junajted mund të largojë 6 lojtarë këtë verë pasi trajneri Ten Hag planifikoni një revolucion në skuadër. Holandezi ka bërë mrekullinë me skuadrën e tij pasi rezultatet pozitive nuk kanë të ndalur.

Sipas “Mirror”, trajneri holandez planifikon një eksod masiv në fund të sezonit. Hari Maguire mund të jetë i pari që do të dalë nga dera, pasi ka mbetur nën hijen e Varanes dhe Lisandro Martinezit. Mbrojtësi anglez nuk ka qenë në gjendje të tregojë formën e tij më të mirë për disa kohë.

Mesfushorët MekTominej dhe Doni van de Beek do t’i bashkohen Maguire-it për një largim të mundshëm në merkaton e verës. Për Van de Beek ka qenë një makth aventura në “Old Trafford”. Raportimet gjithashtu bëjnë me dije se Entoni Marsial, gjithashtu do të largohet.

Ndërkohë, edhe Erik Baili me Aleks Telles priten të largohen nga “Djajtë e Kuq”. Të dy lojtarët janë në huazim në klube të tjera, Marseja dhe Sevilja, dhe ka ngjasa që të kenë luajtur ndeshjen e fundit të tyre me Mançesterin, pasi klubi po mendon t’i largojë përfundimisht në fund të sezonit.