U përplas nga makina në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë, ndërron jetë kalimtarja

Një grua ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në bulevardin Zhan D’Ark, ku shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, e ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar.

E aksidentuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spital ku ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.