Një 39 vjeçar ka vdekur si pasojë e në aksidenti.
Rasti tragjik ka ndodhur në Itali, gjatë ditës së marte.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shqiptar.
39-vjeçari raportohet se kishte qenë duke vozitur një veturë të tipit “Lancia Ypsilon”, që u përplas me një makinë tip, “Peugeot 308”.
Shoferja e këtij mjeti ishte një 49 vjeçare, e cila ka mbetur e lënduar si pasojë e aksidentit.
Shqiptari nuk arriti të mbijetonte dhe vdiq në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv
Se si erdhi deri tek aksidenti ende po hetohet nga autoritetet italiane.
Sipas mediave atje, thuhet se Airbag-u në makinën ku udhëtonte 39-vjeçari nuk ka ndihmuar në zbutjen e goditjes, e cila ka qenë shumë e fortë dhe ka shkatërruar pjesët e përparme të dy mjeteve, përcjell Klankosova.tv
Raportohet se shqiptari përpara se të përplasej me “Peugeot”, ka frenuar për 30 metra, por kjo nuk ka mundur që ta ndalte tragjedinë.
Hetimet e para tregojnë se ishte shpejtësia e madhe ajo që shkaktoi përplasjen me veturën tjetër/ Klankosova.tv