BE dërgon ndihmë shtesë për Turqinë dhe Sirinë në vlerë prej 6,5 milionë eurosh – Klan Macedonia

Bashkimi Evropian përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së dhe ndihmë humanitare emergjente do të sigurojë ndihmë emergjente shtesë për Turqinë dhe Sirinë në tërmetet e shumta, në vlerë prej 6,5 milionë euro.

Sipas paralajmërimeve, komisari për menaxhim me kriza, Janez Lenarçiç do t’i vizitojë rajonet e goditura në Turqi si pjesë e koordinimit të përgjigjes së BE-së.

“Ky është një prej operacioneve më të mëdha për kërkim dhe shpëtim deri më tani përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së”, kumtoi Komisioni.

Autoritetet siriane sot në mëngjes kërkuan nga BE-ja aktivizimin e Mekanizmit për mbrojtje civile, ndërsa kërkesa përfshin ekipe për kërkim dhe shpëtim, strehim dhe medikamente.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!