Goditën me grushte një mjeke për neglizhencë në punë, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohet se e kanë sulmuar një mjeke për shkak të detyrës.

Bëhet e ditur se dy të arrestuarit dhe tre persona të tjerë të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, kanë goditur mjeken dhe kanë dëmtuar ambientet e spitalit ku ajo punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të së mërkurës, në ambientet e një spitali shtetëror. Ata kanë goditur me grushte mjeken me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre që mjekohej në këtë spital, si dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar ndaj mjekëve dhe infermierëve në këtë shërbim, që sipas asaj që thuhet në njoftim, kanë qenë duke i dhënë ndihmë mjekësore një pacienti në gjendje të rëndë.

Nga ministria shprehen se çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor konsiderohet i patolerueshëm dhe autoriteteve përkatëse u është bërë thirrje që të çojnë para drejtësisë autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë. /a2news

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.