Kovaçevski: Bisedimet për sigurimin e shumicës janë të drejtuara nga integrimi i shtetit në BE

Ditëve të kaluara ka progres të mirë në negociatat me Aleancën për Shqiptarët në pjesën e përcaktimeve të programit dhe ekipimit, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri kushtuar dialogut strategjik me SHBA-në.

“Bisedimet janë duke u udhëhequr në frymë të mirë dhe në atmosferë të arritjes së marrëveshjes me qëllim që shteti të ketë shumicë në Parlament që ka qëndrim të vetëm lidhur me integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian dhe respektimin e të gjitha normave ndërkombëtare për të cilat tashmë jemi shembull në rajon”, potencoi Kovaçevski.

Ai potencoi se në përgjithësi në bisedimet me Aleancën për Shqiptarët nuk ka pasur problem rreth sistemimit të pozitave drejtuese në institucione.

“Po bisedohet për marrjen e përgjegjësisë në kuadër të potencialit të kuadrove të secilit partner të koalicionit, por edhe në pjesën e marrjes së përgjegjësisë në pjesën e pjesëmarrjes në shumicën qeverisëse”, deklaroi Kovaçevski, duke theksuar se qëllimi i bisedimeve është zgjerimi i kapaciteteve evropiane të koalicionit qeveritar.

Lidhur me bashkëpunimin koalicionues me Alternativën, Kovaçevski potencoi se kjo parti është partnere e rëndësishme e Qeverisë për të cilën kam mendim jashtëzakonisht të lartë sikurse edhe për të gjithë partnerët e tjerë.

“Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të kemi negociata me Alternativën. Shpresoj se mund të arirhet rezultat pozitive prej këtyre bisedimeve, me qëllim që të gjithë bashkërisht të mund të vazhdojmë me ndërtimin e koalicionit që angazhohet për një Maqedoni evropiane dhe do të sigurojë hyrjen e e Maqedonisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030”, poroiti Kovaçevski.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH) sot në Gostivar deklaroi se negociatat për hyrjen e partisë së tij në koalicionin qeverisës janë nga fundi dhe me siguri do të përfundojnë deri nesër, duke potencuar se shumica e çështjeve janë të mbyllura dhe se është dakorduar “pjesa më e madhe e gjërave”.

“Shpresoj se sot ose nesër përfundimisht do t’i përfundojmë negociatat për hyrjen eventuale në Qeveri dhe këtë zyrtarisht do ta publikojmë”, tha Taravari.

Rreth ndarjes së pozitave të funksionarëve dhe resorëve ministrorë, lideri i ASH-së përmendi se për këtë është duke u biseduar akoma dhe nuk do të ishte korrekte të flitet rreth kësaj në këtë moment derisa koma janë duke u bërë konsultimet brendapartiake të partnerëve të koalicionit.