Dy persona janë lënduar si pasojë e një zjarri që e ka përfshirë një shtëpi në Prizren.
Viktimat janë të dërguar për trajtim në spital.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Asllan Berisha” në orët e hershme të mëngjesit të së martës.
Nuk dihen arsyet e këtij incidenti.
Zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klankosova.tv
Rasti është duke u hetuar/ Klankosova.tv