Shkup, regjistrohen 127 shkelje të rregullave të trafikut

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 127 sanksione, prej të cilave katërmbëdhjetë për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së automjetit, pesë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, pesë gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.

MPB gjithashtu njofton se janë shqiptuar njëmbëdhjetë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri sanksione për ngasjen e automjetit në gjendje të dehur…

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët që tu përmbahen rregullave të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.