Manchester United dështoi të kapë rivalin e vet të të njëjtit qytet Manchester City, në vendin e dytë të Premier League.
Djajtë e kuq nuk shkuan më shumë se barazimi 2 me 2 në shtëpi kundër Leds United në ndeshjen e prapambetur të javës së 8 të kampionatit.
Miqtë shënuan shumë shpejt në Old Traford, që në minutën e parë përmes sulmuesit të kombëtares italianë Vilfrid Gnonto.
Skuadra e Ten Hag u kujtua të reagonte vetëm në minutën e 19 e anë të Sabicer dhe pak çaste më vonë rrezikoi me Garnacon.
Përpjekja e fundit për barazim në këtë pjesë erdhi sërish nga Sabicer, por Meslier bëri një pritje të madhe. Në startin e pjesës së dytë, Lids shikoi sërish tifozët vendas. Një tentative e SumerVille, u devijua në portën e vet nga varan. Pavarësisht vështirësive për të gjetur hapësira në mbrojtjen mike, në minutën e 62 Rashford ia doli që me kokë të shënojë golin që rihapi ndeshjen dhe ndezi më shumë motorët e djajve të kuq.
Manchester United ishte me fat gjithsesi që topi i Aronson shkoi në shtyllën e De Geas pak minuta më vonë.
Një episod i rëndësishëm në fakt sepse Sancho vetëm pak minuta më vonë barazoi shifrat.
Deri në fund përtej përpjekjeve, përmbysja nuk erdhi dhe tani Mançester United ka 2 pikë më pak sesa skuadra e Guardiolës në klasifikim.