Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në “Info Magazinë” në Klan Kosova është shprehur se planin e BE-së nuk e dinë as deputetët e Vetëvendosjes.
Musliu-Shoshi gjithashtu u shpreh se deputetët e opozitës janë në terr informativ sa i përket asaj se çka përmban plani franko-gjerman.
“Jo vetëm ne si deputet të opozitës që jemi komplet në terr informativ dhe nuk e dimë çka përmban ky plan, mirëpo këtë propozim, apo plan franko-gjerman as vet deputetët e Vetëvendosjes nuk e dinë çka përmbanë”, tha ajo.
Tutje, Ariana Musliu-Shoshi bëri të ditur se kryeministri Kurti do të jetë të hënën në interpelancë për dialogun.
“Kemi bërë kërkesë si opozitë, e kemi nënshkruar sot mocionin dhe debati për dialogun, pra për këtë proces do të jetë të hënën”, u shpreh ajo.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.