Po flinte gjumë, vogëlushi turk befasohet kur e shpëtojnë nga rrënojat – Klan Macedonia

Nën rrënojat e ndërtesave që u shembën nga tërmetet vdekjeprurëse 7.8 dhe 7.7 ballë në Turqi janë kapur vazhdimisht momente tronditëse. Forcat e shpëtimit kanë shpëtuar një fëmijë në rrënoja, i cili ishte duke fjetur.

Teksa shpëtimtarët po e nxirrnin jashtë dhe e mbështollën me një batanije, djali i vogël po fërkonte sytë dhe bërtiste “çfarë po ndodh”.

Pavarësisht fjalëve të ëmbla të shpëtimtarëve, djali i vogël u tremb dhe filloi të qajë.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!