Tërmeti me magnitudë prej 4.2 ballësh ka shkaktuar panik në Liban – Klan Macedonia

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë sonte shkaktoi panik në Libanin lindor dhe verior, me banorët në disa zona që u larguan nga shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë.

Qendra Kombëtare e Gjeofizikës e Libanit tha se tërmeti ndodhi në orën 20:58 me orën lokale rreth pesë kilometra nga qyteti Hermel, jo shumë larg kufirit sirian.

Për momentin nuk ka informacione për dëme apo viktima të mundshme.

Siç raporton DPA, tërmeti është ndjerë edhe nga banorët e kryeqytetit Bejrut dhe njerëzit kanë dalë me vrap nga shtëpitë e tyre në qytetin port të Tripolit.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!