Buxheti për mbështetjen e projekteve në kulturë për këtë vit është 12.5 milionë euro,3 355 aplikime përkatëse

Buxheti për mbështetjen e projekteve në kulturë për këtë vit është 12,5 milionë euro, informoi ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në konferencën e sotme për media.

Aplikimi për konkurset vjetore për financimin e projekteve, siç bëri me dije ministri, është realizuar për herë të parë në portalin kombëtar për shërbimet elektronike dhe për herë të parë zgjidhjet për projektet e pranuara dhe të refuzuara do të dërgohen në mënyrë elektronike në profilin e përdoruesve.

“Në sistemin elektronik janë regjistruar 3355 aplikime përkatëse, për shkak të dokumentacionit jo të plotë në përputhje me kushtet e përgjithshme të konkursit janë përjashtuar administrativisht 332 aplikime, ka edhe shembuj kur aplikantët nuk i kanë drejtuar projektet e tyre në një aktivitet real dhe kanë aplikuar në një veprimtari të cilës nuk i përkasin, dhe ka dhe disa raste kur në vend të një dokumenti për statusin aktual të një personi juridik jo më i vjetër se gjashtë muaj është bashkangjitur një fletë bosh dhe disa raste kur statusi i shoqatës nuk ishte aktiv  – tha Kostadinovska-Stojçevska.

Me aplikimin e plotë elektronik, siç shtoi ajo, është rritur ndjeshëm efikasiteti i punës gjatë përzgjedhjes administrative të projekteve. Këtë vit është shmangur praktika e krijuar më parë, që projektet me dokumentacion jo të plotë të refuzohen nga komisionet.