Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova, ndër të tjera ka folur në lidhje me atë se a është Vetëvendosja si në vitin 2007.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje sot, është krejtësisht tjetër gjë prej çka ka qenë në vitin 2007.
Siç u shpreh Hyseni, ka një ka një metamorfozë që sipas tij, është e kompletuar, përcjell Klankosova.tc.
“Kryeministri për bindjen time është tërësisht i shpërfytyruar, do të thotë ka pësuar, do të thotë çka është Lëvizja Vetëvendosje sot, është krejtësisht tjetër gjë prej çka ka qenë në vitin 2007, do të thotë ka një metamorfozë që është e kompletuar, e kryer, është tjetër gjë sot”, u shpreh ai.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.