KE: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i shmangin tensionet e panevojshme

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të promovojnë atmosferë të dialogut dhe të shmangin tensione të panevojshme”.

Kështu thonë nga Komisioni Evropian lidhur me ngjarjet e fundit mes Sofjes dhe Shkupit. KE gjithashtu rikujton rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore në mes të dy vendeve.

“Me shumë vëmendje ndjekim zhvillimin e ngjarjeve lidhur me marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioni Evropian rikujton në rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë kontekst, nevojiten përpjekje nga të gjitha palët që të promovohet atmosferë e dialogut dhe respekt të ndërsjellë dhe të shmangen tensione të panevojshme”, theksojnë nga KE.

Brukseli nuk ka komentuar ngjarjet në kufirin bullgaro-maqedonas më 4 shkurt. Prej atje thonë se nuk komentojnë hetime aktuale ose procedura juridike.