Për të pestën herë radhazi ka dështuar seanca ndaj Saimir Tahirit, në Gjykatën e Elbasanit. Shkak u bë mungesa e avokatit.
Është pikërisht ish-Ministri i Brendshëm, i cili i është drejtuar gjykatës për të kërkuar njohjen e shërbimit të provës.
Tahiri, i cili një vit më parë u dënua nga Apeli me 3 vjet e 4 muaj burg, për shpërdorim detyre, sipas gazetarit Salliu “ka kërkuar që t’i njihet shërbimi i provës, dënim ky i dhënë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2019. Sipas avokatit, ish-ministri e ka kryer shërbimin e provës kështu që kërkojnë që të njihet nga Gjykata e Elbasanit”.
Salliu shton se nëse ish-ministri e fiton këtë gjyq, ai përfiton rreth 1 vit e 6 muaj ulje të dënimit./tvklan