Komisioni kuvendor për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe të Agjencisë së Zbulimit sot do të mbajë mbledhje.
Anëtarët e këtij komisioni kuvendor do të shqyrtojnë kërkesën e Agjencisë për Siguri Kombëtare për dhënien e pëlqimit për emërimin e udhëheqësit të njësisë organizative për kontroll të brendshëm në Agjenci.