Milani sot para “provës së zjarrit”, ndaj Torinos luhet zona “champions”

Java e 22 e kampionatit Italian luan sonte në mbrëmje takimin e saj të parë. Në “San Siro” përplasen Milan dhe Torino, duel që pak javë më parë u luajt edhe në kupën e Italisë në të njëjtin stadium, me miqtë që eliminuan befasisht kuqezinjtë nga ky trofe.

 

Skuadra e Piolit është në një krize të thellë rezultatesh dhe lojë.

 

Humbjet e njëpasnjëshme me shumë gola ë pësuar dhe me një paraqitje jashtëzakonisht e zhgënjyese jo vetëm e nxorën skuadrën jashtë luftës për titull, por tani e kanë vendosur në një pozite të vështirë edhe për garën për zonën Champions.

 

Kuqezinjtë kanë 38 pikë po aq sa Atalanta, rival me të cilin ndan vendin e pestë. Lazio dhe Roma janë respektivisht 1 dhe 2 pikë më shumë në klasifikim, mirëpo për t’i arritur sonte nevojitet me patjetër një fitore.

 

Pioli do të vazhdojë t’i besojë skemës së re 3-5-2 me të cilën luajti edhe në Derbi, por risitë e vetme këtë herë janë Leao dhe Thiaw nga minuta e parë. Në sulm të konfirmuar Zhiru dhe Diaz.

 

Torino është një stacion jetik për Milanin që e ka të ndaluar të gabojë, ndryshe do të hidhte në erë një sezon të tërë.