Pas një paraqitje të mrekullueshme që pati në ‘Grammy Awards 2023’, Bebe Rexha është bërë gati që të sjellë për fansat këngën e saj të re.
Reklama
Artistja shqiptare me famë globale, ka bërë të ditur se më datë 17 shkurt do të publikojë këngën dhe klipin e saj më të ri “Heart Wants What it Wants”.
Kënga do të jetë ritmike dhe do t’i paraprijë albumit të saj të tretë në ardhje, i cili gjithashtu pritet të publikohet këtë vit.
33-vjeçarja mbrëmjen e së enjtes publikoi disa imazhe në InstaStory, ku shihej në prapaskenat e realizimit të videos së re muzikore.