Vdiq në spital gruaja që u nxor e gjallë pas 104 orëve nën rrënoja – Klan Macedonia

Një grua ka ndërruar jetë në spital një ditë pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqinë jugore, ku kishte mbetur e bllokuar për 104 orë.

“Sapo mësuam nga vëllai dhe motra se Zeynep fatkeqësisht ndërroi jetë në spital”, tha Steven Bayer, drejtuesi i ekipit ndërkombëtar gjerman të kërkimit dhe shpëtimit.

“Sapo kemi informuar ekipin se ajo fatkeqësisht ka ndërruar jetë dhe tani po e përpunojmë këtë në ekip”.

Ekipet e shpëtimit gjerman nxorën 40-vjeçaren Zeynep Kahraman nga rrënojat në qytetin Kirikhan në Turqinë jugore të premten, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv

Ata e cilësuan mbijetesën e saj një “mrekulli” pasi përpjekjet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit më vdekjeprurës të rajonit në dekada vazhduan të nxirrnin më shumë trupa.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!