Gjatë spektaklit Prime të mbrëmjes të së premtes, të eliminuarës nga formati televiziv Big Brother VIP Kosova, Vivien Thanos i është transmetuar një video material me momentet më të mira të saj brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Përderisa po i shikonte momentet e gërshetuara, Vivien ka qeshur edhe është emocionuar pafund në studion e spektaklit.
Vivien përfundoi aventurën e saj brenda BBVK-së sonte duke marrë më së pakti vota nga publiku “për ta shpëtuar” atë nga eliminimi.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.