Shkup, 13 shkurt – Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 141 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 51 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 19 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 4 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 3 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve dhe tre të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.