Një gjyqtar shqiptar gjykon nesër ndeshjen Milan – Tottenham

Në ndeshjen e nesërme mes Milan dhe Tottenham do të jetë pjesë edhe gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj. Gjyqtari nga Deçani do të jetë arbitër anësor përkrah kryesorit të ndeshjes Sandro Scharer.

Sfida është shumë e rëndësishme, sepse vlen për fazën 1/16 të Champions League. Dhe UEFA ka vlerësuar për vështirësinë e këtij takimi shqiptarin nga Kosova. Së bashku me gjyqtarët nga Zvicra ata do të vendosin drejtësi në “San Siro”.

Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin shqiptar, pasi është hera e parë që një shqiptar bën drejtësi në një ndeshje europiane në fazën “knock-out”.