Pejë: Arrestohen tre maroken, dyshohen për disa vjedhje

Policia e Kosovës, ka arrestuar tre shtetas maroken, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer disa vjedhje në rajonin e Pejës.

“Pejë 12.02.2023 – 03:10. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas maroken pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer disa vjedhje në rajonin e Pejës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.