Tensione edhe në debatin e Kuvendit në Shqipëri, Noka i PD-së, pengon mazhorancën me bilbil

Seanca e Kuvendit në Shqipëri ka vijuar me debate të ashpra.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka përmes një bilbili nuk ka lejuar deputetet e mazhorances qe te flasin. Ai është përplasur me Toni Gogun e PS-së, Taulant Ballën dhe Lindita Nikollën, transmeton klankosova.tv.

Më poshtë debati

Flamur Noka: Më jep fjalën moj.

Lindita Nikolla: Të të vijë turp zoti Noka për sjelljen. Të tërheq vëmendjen.

Toni Gogu: Ky zotëria që i bie bilbilit bëri sikur mbajti zi për viktimat e tërmetit. Shpirtrat e shqiptarëve e kuptojnë ç’do të thotë tërmet, vetëm ky nuk e kupton se është burrë i frustruar nga drejtësia. Po i vjen ora e drejtësisë prandaj bën kështu. Fjalën nuk ma ke dhënë ti, shko ulu atje. Këtu ka burra të frustruar nga drejtësia.

Lindita Nikolla: Po më detyroni të marr masa zoti Noka

Flamur Noka: Vazhdo me masat ti…Tërmeti McGonigal.

Toni Gogu: Ky zotëria kur binte tërmeti ishte duke mallkuar zjarrfikët dhe njerëzit që shpëtonin jetë.

Lindita Nikolla: Kërkoj 5 minuta pushim dhe ju lutem thirrni arsyes.