Adelina Thaqi këndon për banorët e Big Brother Vip Kosova

Këngëtarja e njohur, Adelina Thaqi, sonte ka kënduar për banorët e Big Brother Vip Kosova.

Ajo këndoi këngë shqipe dhe në gjuhën angleze në shtëpinë më të madhe në vend.

Performanca e saj mori mbështetje dhe u pëlqye shumë nga banorët.

Në mesin e banorëve në BBVK është edhe Artani, vëllai i këngëtares.