Interi “vetëvrasje” ndaj Sampdorias

Interi ngeci në Xhenova kundër Sampdorias duke humbur dy pikë të çmuara në garën e fortë për zonën Champions me 4 rivalë të tjerë.

 

Një vetëvrasje futbollistike ajo e zikaltërve kundër një prej skuadrave më të dobëta të Serisë A në këtë edicion.

 

Në duelin e fundit të javës së 22 të Serie A, që u transmetua i vetmi ekip që festoi pas këtij barazimi në Marassi ishte Napoli, që tani e ka çuar distancën në +15 pikë nga zikaltërit e vendit të dytë.

 

Pavarësisht dominimit në mbajtjen e topit, skuadra e Inzagit ishte pak agresive dhe e saktë në metrat e fundit, duke mos krijuar shumë raste të rrezikshme.

 

Momentet më të rrezikshme tek miqtë i prodhojnë Lautaro, Lukaku dhe Calhanoglu, ndërsa në krahun tjetër ishin Kuisens dhe Lamers që vunë në provë portierin Onana.

 

Edhe në të dytën e njëjta pamje. Interi në dominim territorial por jo racional. Lautaro dhe De Vraj humbën mundësi, ndërsa për vendasit gabuan Gabiadini dhe Lamers.

 

Minutat e fundit presioni i zikaltërve ishte edhe më e i madh, mirëpo Acerbi dhe sidomos Lautaro nuk e mposhtën dot portierin Audero.

 

Për t’u evidentuar tek Inter një përplasje e fortë verbale mes shokëve të skuadrës Lukaku dhe Barela, tension që bëri xhiron e mediave italiane dhe jo vetëm.

 

Zikaltërit mbeten të dytët me 44 pikë, por Milan, Atalanta dhe Roma janë afër, vetëm 3 pikë distancë.