Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it italian, kolonel Mario Bozzi.
Nga kjo komunë njoftojnë se takimi kishte karakter njohjeje, ndërsa u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes KFOR-it dhe Komunës së Malishevës.
“E vlerësojmë misionin dhe punën e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në vendin tonë që nga përfundimi i luftës, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe realizimin e projekteve të shumta, sidomos të KFOR-it italian, që kanë realizuar në territorin e Komunës së Malishevës”, është shprehur kryetari Kastrati, gjatë takimit me Bozzin.