Konkurrentët e shumë komentuar sidomos për raportin mes tyre, Xhuli dhe Stresi kanë shijuar natën e “Shën Valentinit” “si mos më mirë”.
Dyshja kanë ndarë një tavolinë bashkë, ndërsa nuk munguan as pyetjet interesante.
“Më thuaj gjestin më romantik që e ke bërë për personin që e ke dashur?”, ka qenë një pyetje e bërë nga Xhuli, drejtuar Stresit.
“Gjesti më romantik që kam bërë unë me Kejsin, ishte kur ajo po shkonte në pushime me shoqe të veta. Unë marrë vesh se ku po shkonte dhe kam rezervuar të njëjtin hotel, isha një kat me lart se Kejsi”, ka thënë Stresi.
“Unë isha me dy shokë dhe ajo me dy shoqe. I dërgova mesazh që jam në të njëjtin hotel por nuk më besonte deri kur ishte koha darkës, ajo po darkonte me shoqe dhe unë iu ula në tavolinë. Në sapo ishim lidhur bashkë kishim nevojë të rrinim afër tjetrit”, ka shtuar ai.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.