Studentët marshojnë kundër Asociacionit: Kosova republikë, “Zajednica” nuk kalon

Parlamenti i studentëve të Universitetit të Prishtinës është duke marshuar kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Me pankarta të ndryshme, studentët ishin nisur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, deri te Teatri Kombëtar, aty ku do të mbajnë edhe fjalim.

“Kosova republikë, s’ka Zajednicë”, “Zajednica nuk kalon”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “”u është njohja e diplomave?”, “Kosova e ka një parlament”, ishin disa nga pankartat që i mbanin studentët në duar.

Studentët kënduan edhe vargje të këngëve patriotike, si: “Besa, besë” dhe “Pa u farue djem e çika”.