“Sfida e Emisioneve” ka bërë që Xhuli të luaj rolin e moderatores në emisionin e “Orës së Pasdites”, ndërsa e gjitha u zhvillua në kuzhinën e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Por, gjatë prezantimit të sotëm ajo është thumbuar me një pyetje të Melisës drejtuar mysafires së emisionit, Dafinës.
“Njohjet dhe lidhjet në Big Brother VIP Kosova mund të vazhdojnë dhe jashtë shtëpisë pse mendon që njohja e Atdheut me Xhulin ishte më e predispozuar për t’u mos besuar deri në fund?”, ka qenë pyetja drejtuar Dafinën.
Ndërkohë, Xhuli ka reaguar menjëherë pas bërjes së pyetjeve.
“Atëherë vetëm një minutë, publik i dashur. Kemi pak ngatërresa me pyetjet por nuk ka gjë do të vazhdojmë me këto pyetje që Melisa i paska ndryshuar pa dijeninë time”.
Por, cila ishte përgjigja e Dafinës në pyetjen e Melisës, këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.