Si e ftuara në rubrikën “Pesë data” të “Prive” me Mbresën, Gresa ka folur rreth romancës së saj të nisur brenda Big Brother VIP Kosova me Andin.
Ajo e ka çmuar shumë surprizën e “Vëllait të Madh” për natën e “Shën Valentinit”, ndërsa ka thënë se uron që lidhja me Andin të vazhdojë përgjithmonë.
“Shën Valentini me Andin ka qenë një send shumë i mirë, sepse s’më ka ndodhur më parë. Ka qenë shumë e veçantë dhe se kisha pritur kurrë të më ndodhë një aso lloj gjëje këtu në Big Brother”, ka thënë Gresa.
“Jam shumë e lumtur që e kam njoftuar një djalë si ai, kam menduar se nuk ekziston bash kështu. Uroj të na eci mirë dhe uroj që prindërit e mi të më kenë kuptuar. Me zor pres të dal jashtë dhe ta shoh se si po ecën edhe atje, të vazhdojmë dhe uroj të mbesim bashkë për jetë”, ka shtuar ajo.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.