Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mohuar se nuk i ka raportet e mira me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Kurti tha se raportet mes tij dhe Ramës janë shumë të mira por se kanë dallime sa i përket iniciativës së “Ballkanit të Hapur”
“Besoj që dallimi i cili është më i njohuri është raportet në rajonin e Ballkanit Perëndimor unë besoj se Ballkani Evropian dhe demokratik është mjaftueshëm i hapur dhe e ardhmja është në Bashkimin Evropian”, tha Kurti në TV Klan.
I pari i Qeverisë së Kosovës pati edhe një porosi për homologun e tij nga Shqipëria.
“Atij do i thoja që të ketë më pak shpresa në presidentin serb Vuçiq, i cili është i pandashëm nga presidenti despotik rus Putin”, theksoi ai/Klankosova.tv
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.