Rusët godasin Ukrainën me 36 raketa – Klan Macedonia

Ukraina u përball këtë të entje me një breshëri raketash ruse. Të paktën 36 raketa goditën pjesë të rëndësishme të infrastrukturës vendase, teksa Moska pretendon se ka goditur objektiva të ushtrisë ukrainase.

Sulmi dyshohet se është kundërreagim nga Rusia, pasi të mërkurën, Kievi rrëzoi 6 balona të ngjashme me atë që u rrëzua në Shtetet e Bashkuara më 4 Shkurt. Zyrtarët ukrainas thanë se dyshonin për objekte ruse spiunazhi. Sipas tyre, Moska ka ndryshuar taktikë dhe po shfrytëzon balonat që përdoren për studime mbi ndryshimet klimatike, për të zbuluar lëvizjet e ushtrisë ukrainase në terren.

Balona të tilla janë shfaqur edhe në Rumani e Moldavi në lartësi deri 3 500 metra. Megjithatë, Moska nuk ka bërë deri më tani asnjë koment. Ekspertët thonë se këto balona mund të shfrytëzohen si objektiva false pasi raketat e sistemit mbrojtës tokë-ajër me të cilat goditen ato, janë shumë të shtrenjta dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha financiare për ukrainasit.

Tv Klan