Rama me takime në Mynih, ku temë është edhe plani franko-gjerman

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Konferencës e Sigurisë në Mynih 2023

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se temë diskutimi do të jetë edhe plani franko-gjerman, përcjell Klankosova.tv.

“Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, ka shkruar Rama.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.