Gjatë spektaklit të mbrëmshëm Prime, banorët e Big Brother VIP Kosova janë ulur në sofrën tradicionale shqiptare, ndërsa ia “krisën” edhe këngës.
Këngët ikonike patriotike “Mora Fjalë” dhe “E kam emrin kosovar”, të këngëtares Shkurte Fejza ishin mes të përzgjedhurash për tu kënduar nga ‘nysat’.
Konkurrentët e shtëpisë së “Vëllait të Madh” kanë përcjellë emocione të veçanta me interpretimin e tyre të përbashkët.
Pas interpretimit të banorëve të shtëpisë më të famshme në vend, ka reaguar vajza e Shkurte Fejzës, këngëtarja Gresa Behluli, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, u shpreh duke shkruar – “Festat nuk kanë kuptim pa këngët e Shkurte Fejzës”.
Sigurisht që interpretimi i “Mora Fjalë” ishte një moment emocionues për të gjithë.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.