Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të vazhdueshme.
38-vjeçar dyshohet për vjedhjen e disa veturave dhe një biçiklete, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Kreu vjedhje në mënyrë të përsëritur, në automjete të ndryshme, si dhe vodhi dhe një biçikletë, identifikohet dhe arrestohet 38-vjeçari”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve, për disa raste vjedhjesh, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të tyre, shtetasit G. Ll., 38 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të marrë sendet personale që ndodheshin në të”, thuhet në njoftimin e policisë.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.