Saliu: Një gjë është e sigurt: “Artan Grubi është mijëra herë më i pastër se akuzuesit e tij”

Ka një front së fundmi kundër kësaj qeverie dhe veçanërisht kundër zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi që po ndodhin në mënyrë serike për të mbuluar opozitarja VMRO-DPMNE vetveten nga bllokimi që po i bënë vendit në rrugën drejt BE-së, duke bllokuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese, thotë analisti politik Urim Saliu, duke folur mbi akuzat e opozitares VMRO-DPMNE ndaj eksponenëtëve të kësaj Qeveri.

Sipas tij, opozitarja VMRO-DPMNE do të bënte mirë që këto akuza ti adresojë në organet e sistemit shtetëror, gjyqësi e prokurori e jo të malltreton çdo ditë qytetarin me akuza boshe.

“E para që është më kryesore janë faktet ato që janë më thelbësore dhe jo akuzat për qëllime politike ditore. Ka një front së fundmi kundër kësaj qeverie dhe veçanërisht kundër Artan Grubit që po ndodhin në mënyrë serike për të mbuluar vetveten dhe dështimet e partisë maqedonase dhe jo vetëm që duke mos mundur të përmbysë pushtetin dhe të arrijë te zgjedhjet e parakohshme, sajojnë lloj-lloj gjërash. Një gjë është e sigurt: Artan Grubi është mijëra herë më i pastër se akuzuesit e tij. Ne i kemi parë prej kohësh nëpër përgjime se çfarë lloj njerëzish ishin ata vetë, pra ata që vetë kanë probleme me drejtësinë me plot lëndë ndaj tyre. VMRO kur akuzon për krim dhe korrupsion është e ngjashme me një femër të përdalë që pretendon se është e moralshme por që s’mund ta fshehë të kaluarën e vet”, deklaroi Saliu për Indeks.mk

Ai thekson se me vet faktin që VMRO-DPMNE nuk depoziton dëshmi atje ku duhet, nëpër gjykata, e bën dyshuese veprimin dhe duket se më shumë partinë maqedonase e pengon ndikimi i një politikani të ri shqiptar se sa diçka tjetër.

“VMRO nuk është mësuar që një shqiptar të ketë funksion dhe peshë të madhe sepse fryma grueviste që janë gjallë akoma, janë shumë me mllef ndaj ndikimit shqiptar duke dashur që ai të jetë dytësor. Ndonjëherë smira ndaj një personaliteti politik kalon çdo kufi dhe akuzat ndaj tij vetëm se i njëjti ushtron një funksion të lartë politik me shumë ndikim ,tregon se sa e ulët dhe e përdalë është bërë politika për të arritur qëllime pushteti”, potencon Saliu.(Indeks.mk)